Qendrat arsimore

Pasqyrë e formimit të grupeve arsimore dhe grupeve mësimore nëpër qendra

Në vitin shkollor 2014/15 shkolla punon  në keto qendra :

 Qendrat Lloji i mësimit ,numëri dhe lloji viteve arsimore Vitet arsimore gjithsej
Mësimi i rregullt Mësimi përgaditor -konsultativ
I-II III IV III-IV
1.Shkolla qendrore 1 1 1 1 4
2. Маxhari 2 1 1 / 2
3.Karitasi Maqedone 3 / / /  3
4. Liria 1 1 2 1 5
5. Studenican / 1 1 / 2
6. Haracine / 1 1 / 2
7.QP-Idrizovë 1 1 1 / 3
8.Ilinden 1 1 1 / 3
9.Braqa Ramiz-Hamid / 1 1 / 2
Gjithsej: 9 8 9  2  28
Gjithsej: 26

 

Për kushtet e tjera materiale dhe teknike në të cilat punon sholla.

Këtë vit shkollor do të punohet sipas parimit organizues si vijon:

  1. Shkolla qendrore, me lokale administrative dhe ndihmëse, do të punojë me 3 grupe arsimore të rregullta dhe me 1 grup arsimor të përgatitjes së mësimit. Qendra disponon me 3 mësojtore me 180 m2, zyrë për drejtor, sekretar dhe pedagog, me 29 m2, zyrë për arsimtarë me 25 m2, lokal për vendosjen e druve për nxehje 50 m2, vend për dokumentet dhe arkivin me 15 m2. Marrë në përgjithësi qendra i plotëson të gjitha kushtet pedagogjike për mbajtjen normale të procesit edukativ – mësimor. Mësimi zhvillohet në dy turne prej orës12 dhe prej15.

2.Qendra rajonale Kolonia Idrizovë është formuar vitin e kaluar përshkak të

interesit të madh të popullatës që gravitojnë në këtë rajon,për formimin e shkollimit fillor. Mësimi zhvillohet në SHF’’Njegosh’’në f.Idrizovë prej orës 17.30.

  1. Qendra rajonale Maxhari, do të punojë me 3 grupe arsimore me mësim të rregullt. Mësimi do të mbahet në dy turne edhe atë prej orës 13 – 15 dhe prej  orës 15 – 18. Kushtet janë të njëjta si edhe në qendrën paraprake: pastërtia jo e mirë; instalimi jo i rregullt i ujit, rrymës dhe kanalizimit; rrethi jo i mirë me banim primitiv rom; papastërtia dhe të ngjashme. Hapësira e përgjithshme e shfrytëzuar e objekteve me dhomat e mësimit, me dhomat ndihmëse dhe ato sanitare përbën rreth 560 m2. Kushtet për mbajtjen e mësimit relativisht janë të durueshme.
  2. Qendra rajonale SHPD Idrizovë do të punojë në Burgun qendror të Idrizovës. Mësimi është i rregullt. Procesi edukativ – arsimor realizohet me një regjim të veçantë. Në qendër do të punojnë 3 grupe arsimore. Kushtet për mbajtjen e mësimit janë normale, mungojnë kabinetet dhe punëtorit. Mësimi fillon jo më vonë se në orën 11.
  3. Qendra rajonale Liria do të punojë në lokalet e SH.F. “Liria” ku mësimi do të zhvillohet në 4 grupe arsimore me mësim të rregullt dhe me një grup të përgatitjes së mësimit. Kushtet e punës janë normale. Mësimi fillon varësisht nga mbarimi i mësimit të rregullt në shkollë, por jo më vonë se në orën 18.
  4. 6. Qendra rajonale në Haraçin do të punojë në lokalet e SH.F. ” Gjergj Kastriot Skënderbeu” me dy grupe arsimore. Kushtet e punës janë normale. Mësimi fillon varësisht nga mbarimi i mësimit të rregullt në shkollë, por jo më vonë se në orën 17:30.
  5. 7. Qendra rajonale në Studeniçan do të punojë në lokalet e SH.F “N.Frashëri” me dy grupe arsimore. Kushtet e punës janë të mira. Mësimi zhvillohet në orët e pasditës dhe jo më vonë se në orën 17.30.

8.Qendra rajonale Karitasi i  Maqedonisëdo të punojë në lokalet e Karitasit të Maqedonisë me 5 grupe. Kushtet e punës janë normale dhe i plotësojnë të gjitha kriteret. Mësimi  fillon prej orën 14.

      9.Qendra rajonale Ilinden ,punon me 3 grupe arsimore  nga ky vit shkollor  për shkak të interesit të madhë  për mbarimin e shkolles fillore .Mësimi zhvillohet na shkollën fillore Goce Dellçev në fsht.Belinbegovo  me fillim në ora 13 .