12
MAR
2012

Hazbi Topojani

Të nderuar,

Ju drejtohem me  dëshirë  që të fillojmë një bashkëpunim të suksesëshm. Shkolla fillore për të rritur A.S.Makarenko  gjendet në Shkup ,komuna e Çairit ,në rrugën Xhon Kenedi nr.32. 

Shkolla është e paisur me mjetet e nevojshme  mësimore dhe Ju ofronë një mundësi të dytë për ta mbaruar për shkollën fillore

Arsimtarët të cilët  ligjerojnë janë me pregaditje profesionale dhe të gjithë janë të trajnuar  me seminare te posaçme për punë  me të rritur .

Vizitorët (nxënësit)në shkollën tonë mbarojnë  dy klasë gjatë një viti shkollë .Shkollimi është pa pagesë .Pas mbarimit të shkollimit fillor ,nxënësit mundë të vazhdojnë  shkollimin e tyre në shkollat e mesme sipas dëshirës  dhe mundësisë.

Në qoftëse në mesin Tuaj ka vizitorë (nxënës) të interesuarë për të vazhduar shkollimin  fillor  në shkollën  tone, Ju qëndrojm në disponim  të na kontaktoni  në adresat e lartë shënuara .

Dëshirojë që bashkëpunimi jonë të jetë interes i dyanshëm me qëllim që të ndihmohet  të gjithë atyre  që për arsye të ndryshëme  nuk mundën të mësojn në shkolla të rregullta .